Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit

06 qershor 2026 | 09:24

Forcat amerikane kapën raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani drejt Ngushticës së Hormuzit dhe rajonit të Gjirit. Ato gjithashtu goditën objektiva bregdetare në Iran. Ndërkohë, Teherani hapi zjarr si një “masë paralajmëruese”, e cila “mund të ketë qenë e lidhur” me anijet luftarake amerikane në zonë, sipas mediave iraniane.

Kjo shkaktoi alarm në vendet e Gjirit me Kuvajtin që njoftoi se po reagonte ndaj kërcënimeve nga raketat dhe dronët, ndërsa Bahreini u bëri thirrje banorëve të strehohen në orët e para të së shtunës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Më pas, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se ka goditur “bazat armike në rajon” pas asaj që e quajti agresion amerikan ndaj zonave bregdetare të Iranit, përfshirë Sirik dhe Qeshm Island.

Sipas IRGC-së, objektivat u goditën me raketa të Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.

Disa orë më parë, Komanda Qendrore e SHBA’së (CENTCOM) njoftoi se kishte goditur “radarë bregdetarë të vëzhgimit” në Iran pasi kishte rrëzuar katër dronë sulmues iranianë, të cilët sipas saj “paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për trafikun detar rajonal”.

Ushtria e Kuvajtit njoftoi të shtunën se po i përgjigjej kërcënimeve nga dronët dhe raketat, ndërsa Bahrain aktivizoi sirenat dhe u kërkoi banorëve të kërkonin strehim.

Një zyrtar i lartë iranian i tha CNN-it se një marrëveshje e mundshme paqeje varet nga pranimi i administratës Trump për të liruar 24 miliardë dollarë asete iraniane të ngrira. Ai paralajmëroi se SHBA-ja do të “hynte në një korridor të errët” nëse do të rifillonte luftimet.

#botë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj,…