Tenistë nga Kosova sfidojnë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë në Davis Cup
10 qershor 2026
| 08:57
Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Tenisit “Davis Cup 2026”, i cili do të zhvillohet nga sot deri më 14 qershor në Chisinau të Moldavisë.
Përfaqësuesja kosovare përbëhet nga tenistët: Jasin Jakupi, Doni Gashi, Salidin Rama dhe Granit Bajraliu, ndërsa kapiten i ekipit është Naim Shehu.
Kjo është hera e dytë brenda katër viteve që Kosova garon në Grupin III të Davis Cup. Rikthimi në këtë grup vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku Kosova arriti të fitojë të gjitha takimet në Grupin IV, duke siguruar promovimin.
Shorti për këtë edicion ka rezultuar mjaft sfidues, ku Kosova është pjesë e Pool B, së bashku me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë.



