City përgatitë ofertën 70 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

10 qershor 2026 | 11:55

Manchester City po planifikon një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës, me Alejandro Balde që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Citizens.

Sipas Marca-s, nënkampioni anglez është i gatshëm t’i paraqesë Barcelonës një ofertë prej 70 milionë eurosh për shërbimet e mbrojtësit të majtë spanjoll.

Spekulimet rreth të ardhmes së Balde kanë qenë të vazhdueshme pas një sezoni zhgënjyes 2025/26. 22-vjeçari nuk arriti të shfaqte formën që e karakterizonte në vitet e kaluara dhe humbi vendin e titullarit ndaj Joao Cancelos.

Megjithatë, Balde mbetet i vendosur të vazhdojë te Barcelona dhe të luftojë për vendin e tij në formacion. Pavarësisht kësaj, ai nuk konsiderohet më i paprekshëm nga drejtuesit e klubit katalanas.

Barcelona do të shqyrtonte seriozisht një ofertë të lartë financiare, pasi klubi vazhdon të kërkojë burime për të financuar afrimet e reja. Në rast të largimit të Balde, katalanasit mund të mbështeten te Cancelo, për të cilin po zhvillojnë bisedime me Al-Hilal për një transferim të përhershëm.

Njëkohësisht, Barcelona po monitoron edhe situatën e mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella, si një alternativë të mundshme për krahun e majtë të mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë kryer një…