Selman Kolgeci i LDK-së, kandidati më i votuar për deputet në Suharekë, lë pas figura të njohura politike
Në zgjedhjet e 7 qershorit në Suharekë, kandidati i LDK-së për deputet, Selman Kolgeci, është renditur kandidati më i votuar në këtë komunë, duke siguruar 2 972 vota vetëm në Suharekë.
Rezultati i tij ka tërhequr vëmendje të madhe pasi ai ka arritur të lërë pas disa emra të njohur të politikës lokale dhe qendrore, përfshirë ish-ministra, deputetë dhe drejtues institucionesh.
Sipas rezultateve, Kolgeci ka marrë më shumë vota në Suharekë se Bali Muharremaj (2 743), Enver Hoxhaj (2 151) , Blerim Kuçi (2 395), Albena Reshitaj (2 114), Burim Ramadani (2 604), Sali Zyba (2 253) dhe Albana Bytyqi (2 450).
Rezultati i Kolgecit po shihet si një sinjal i forcimit të tij si figurë lokale brenda LDK-së në Suharekë, duke e pozicionuar atë si një nga emrat më të votuar në këtë komunë në këto zgjedhje.
Në opinionin politik lokal shtrohet pyetja nëse ky rezultat tregon lindjen e një lideri të ri lokal apo thjesht një votë të përqendruar elektorale në këtë cikël zgjedhor.



