Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e Quint-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë
12 qershor 2026
| 16:10
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas hka takuar ambasadorët e vendeve të Quint-it, në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it është bërë me dije se ky takim i ka ofruar komandantit Ulutash një mundësi të vlefshme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Në këtë kontekst, gjeneralmajor Ulutash vlerësoi kontributin e gjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR”, ka njoftuar KFOR-i.



