Numërohen mbi 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
15 qershor 2026
| 15:27
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.
Deri në orën 14:30 janë numëruar 40.81% e votave.
Nga votat e numëruara deri më tani, LV-ja ka marrë 70.28% ose 23 972 vota. LDK-ja ka marrë 14.28% ose 5 055 vota.
PDK-ja është e treta me 7.70% ose 2,625 vota, kurse Aleanca ka 5.22% ose 1 779 vota.
Procesi i numërimit të votave me postë, sipas KQZ-së, pritet të përfundojë në mesjavë.
Nga votat e numëruara, LV-ja ka siguruar 51 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe Aleanca 7.




