Mahmuti i reagon ashpër Mihalit: Gishti i Lushtakut në pushkë ka vlerë më të madhe se gjithë pasuesit e ‘Beretave të Kuqe’ në Kosovë
Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, i ka reaguar ashpër zyrtares së lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila dje ka fyer ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtaku.
Sulmet e Mihalit dhe njerëzve të tjerë të LV-së ndaj Lushtakut, ai i ka krahasuar me sulmet e “Beretave të Kuqe” ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.
Mahmuti ka shkruar në “Facebook” se gishti i Sami Lushtakut ka vlerë më të madhe se të gjithë pasuesit e ‘Beretave të Kuqe’ në Kosovë.
“Me Sami Lushtakun, kundër Beretave të Kuqe! Njësia për Operacione Speciale e Shërbimit për Siguri Kombëtare në Serbi, e njohur si Beretat e Kuqe, vazhdon Luftën Speciale kundër luftëtarëve të lirisë! Gishti i Sami Lushtakut që mbante në çarkun e pushkës gjatë luftes çlirimtare, ka vlerë më të madhe se të gjithë pasuesit e Beretave të Kuqe në Kosovë!”, ka shkruar Mahmuti.



