Vdiq aktori i njohur shqiptar
18 qershor 2026
| 08:17
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.
Ndër filmat e tjerë ku ka interpretuar me rolet e tij, veçohen: Tokë e përgjakur (1976), Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Liri a Vdekje (1979), Gjurmë në kaltërsi (1981), Në prag të lirisë (1981), Shtëpia jonë e përbashkët (1982), Një emër midis njerëzve (1983), Lumi që nuk shteron.
Gjergji Lala lindi në Lushnjë në vitin 1947 dhe luajti shumë role në teatër dhe kinematografi. Prej vitesh jetonte në Itali, ku edhe u aktivizua vazhdimisht në filma dhe telefilma.



