Pacolli reagon pas raportimeve për kompaninë e tij: Mabco është transparente, çdo lëvizje mund të auditohet

18 qershor 2026 | 15:40

Presidenti i Mabco-s, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një deklarate publike të publikuar në “Facebook”, pas raportimeve të një portali lidhur me pretendimet se Prokuroria e Tiranës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Kosovë informacione se ku janë destinuar mjetet e një huaje të marrë nga Mabco, me pretendimin se në Shqipëri kanë hyrë vetëm 15 milionë euro.

Pacolli ka deklaruar se ky pretendim është bërë, sipas tij, “në mosnjohurinë e plotë lidhur me veprimet e pretenduara në artikull”, duke shtuar se, nëse konfirmohen veprime të tilla, “do të thellohet qasja dekonstruktive kundër Mabco-s”.

Në deklaratën e tij, Pacolli ka theksuar: “Përderisa nuk rezultojnë progres apo iniciativa të ndërmarra për kallëzimet penale të parashtruara nga Mabco, në anën e kundërt qenkan ndërmarrë veprime. Z. Behgjet Pacolli dhe Emin Pacolli janë intervistuar gjatë muajit tetor 2025, po të ishte kërkuar, Mabco me gjithë kënaqësinë do t’ua kishte dorëzuar të gjitha historitë bankare. Jo 15 milionë, as 43 milionë, por mbi rreth 95 milionë euro janë investuar nga Mabco në projektin e VIA-s dhe këtë e kemi të audituar dhe konfirmuar nga auditorë të huaj. Andaj aludimi se Mabco paska përdorur mjetet nga një financim privat për projekte jashtë VIA-s, jo vetëm se është i pasaktë, por edhe i pakuptimtë. Mabco vetvetiu ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Shqipërisë të verifikojë gjithë gjendjen financiare, po ashtu edhe KNIHD”.

Deklarata e plotë publike e Pacollit:

Sot është raportuar për një artikull nga një portal lajmesh, në të cilin pretendohet se Prokuroria e Tiranës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, paska kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Kosovë se ku janë destinuar mjetet e një huaje të marrë nga Mabco, pasi në Shqipëri paskan hyrë vetëm 15 milionë euro.

Fillimisht, ky deklarim bëhet në mosnjohurinë e plotë lidhur me veprimet e pretenduara në artikull. Prandaj, në qoftë se konfirmohen veprime të tilla, do të thellohet qasja dekonstruktive kundër Mabco-s:

1. Përderisa nuk rezultojnë progres apo iniciativa të ndërmarra për kallëzimet penale të parashtruara nga Mabco, në anën e kundërt qenkan ndërmarrë veprime.

2. Z. Behgjet Pacolli dhe Emin Pacolli janë intervistuar gjatë muajit tetor 2025. Po të ishte kërkuar, Mabco me gjithë kënaqësinë do t’ua kishte dorëzuar të gjitha historitë bankare.

3. Jo 15 milionë, as 43 milionë, por mbi rreth 95 milionë euro janë investuar nga Mabco në projektin e VIA-s dhe këtë e kemi të audituar dhe konfirmuar nga auditorë të huaj. Andaj, aludimi se Mabco paska përdorur mjetet nga një financim privat për projekte jashtë VIA-s, jo vetëm se është i pasaktë, por edhe i pakuptimtë.

4. Mabco vetvetiu ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Shqipërisë të verifikojë gjithë gjendjen financiare, po ashtu edhe KNIHD.

Prandaj, MABCO jo vetëm se ka qenë transparente, por në mënyrë të vazhdueshme ka ftuar dhe ka bërë thirrje për auditim dhe certifikimin e prejardhjes së mjeteve të investuara nga të gjitha palët.
Në fund, MABCO shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj pas konstatimit se, që nga fitorja në Gjykatën e Lartë të datës 26.05.2026, “sulme, intimidime dhe veprime kundërshtuese” janë ndërmarrë nga institucionet shtetërore.

Pa asnjë problem!

Apeloj që çdo organ kompetent (kudo qoftë ai) të hetojë dhe verifikojë çdo lëvizje. Mabco nuk është një “kompani guaskë”; është shoqëri miliardëshe, financat e saj janë të audituara dhe të verifikuara në dy nivele, me monitorim dhe kontroll në kohë reale.

Por paskam bërë një gabim ndoshta 😇, që nga kjo kredi nuk e financuam Valon Ademin, si në rastet e mëparshme të kredisë së BKT-së, kur ai, në bashkëpunim me Valon Llukën, mori mbi 35 milionë pagesa për “punët e kryera”, pa kontroll dhe pa miratim të bordit të aksionarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së…