Ethem Çeku promovon librin “Lëvizja Shqiptare për Pavarësi” më 24 qershor
19 qershor 2026
| 15:56
Ashtu siç ka vepruar në shërbim të kombit para luftës, gjatë luftës dhe në periudhën e ndërtimit të shtetit, ish-ministri, ish-dekani dhe profesori universitar Ethem Çeku vazhdon të japë kontributin e tij edhe sot në fushën e studimeve dhe botimeve shkencore. Të mërkurën, më 24 qershor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të promovohet libri më i ri i tij, “Lëvizja Shqiptare për Pavarësi”, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Përurimi i librit do të mbahet me fillim nga ora 11:00. Në këtë veprimtari do të flasin akademik Muhamet Mala, studiuesi Bejtullah Destani, dr. Ali Caka, si dhe vetë autori, prof. asoc. Ethem Çeku. Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe shkencore.



