Kur do të ketë Britania e Madhe një kryeministër të ri?

22 qershor 2026 | 11:42

Keir Starmer ka bërë me dije se do t’i kërkojë Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste që procesi i nominimeve për liderin e ri të partisë të hapet më 9 korrik.

Ai ka theksuar se procesi pritet të përfundojë deri në pushimin parlamentar të verës, më 16 korrik, me synimin që, në rast të zhvillimit të një gare për lidership, partia të ketë një udhëheqës të ri para rikthimit të Parlamentit më 1 shtator, shkruan BBC.

Starmer ka treguar se ende nuk dihet nëse do të ketë garë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Laburistëve.

Nëse, për shembull, Andy Burnham do të kandidonte pa kundërshtarë, ai mund të zgjidhej lider menjëherë pas përfundimit të afatit për nominime më 9 korrik.

Deri në përmbylljen e këtij procesi, Starmer do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Gjermanisë është në ankth për gjendjen e Nico…