Keqpërdorimi i ujit, KRU “Prishtina” dërgon shkelësit në prokurori

22 qershor 2026 | 13:18

Keqpërdorimi i ujit në rajonin e Prishtinës do të sjellë pasoja ligjore, ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo ka theksuar se, përveç shkyçjeve ilegale nga sistemi publik i ujësjellësit, personat që keqpërdorin ujin do të dërgohen edhe në Prokurori.

“Uji duhet të shpenzohet për nevoja shtëpiake dhe higjienike, e jo për destinime të paarsyeshme, si larja e veturave, ujitja e bahçeve, kopshteve apo arave, siç ndodh rëndom. Për këtë arsye, ne kemi marrë vendim që të gjithë inspektorët të bëjnë identifikimin e keqpërdorimeve të ujit”, ka deklaruar Mjeku në “Klan Kosova”.

Sipas saj, forma më e rëndë e keqpërdorimit është lidhja ilegale në sistemin publik të ujësjellësit.

“Këto raste do të ndëshkohen në forma të ndryshme. Përveç shkëputjes nga sistemi publik i ujësjellësit, ne bëjmë edhe kallëzim penal dhe rastet i dërgojmë në Prokurori”, është shprehur ajo.

KRU “Prishtina” ka bërë thirrje që qytetarët ta përdorin ujin me kujdes dhe të shmangin keqpërdorimet, sidomos gjatë periudhave me kërkesë të shtuar për furnizim me ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si…