Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga presidenti Macron

22 qershor 2026 | 15:47

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Takimi zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy liderëve, të mbajtura në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.

Sipas agjendës, bisedimet do të përqendrohen te perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave që vendi po zbaton në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Franca pritet të riafirmojë mbështetjen e saj për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me kriteret dhe parimet e unionit.

Në takim do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë dhe energjinë. Pritet të trajtohen investimet franceze në Shqipëri, projekti për ndërtimin e një liceu francez në Korçë, si dhe projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në sektorët e energjisë dhe mjedisit.

Në fokus do të jenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në…