Latifi pret përfaqësuesin e komunitetit shqiptar në Kroaci, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit me qytetin Kastav
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim veprimtarin shqiptar Gani Xharrahi, i cili përfaqëson komunitetin shqiptar në rajonin e Rijekës së Kroacisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Latifi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe qytetit Kastav të Kroacisë.
Ai ka theksuar se tema kryesore e bashkëbisedimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes dy qyteteve, me fokus në projekte dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.
“Në vizitën që sot më bëri bashkëkombësi, z. Gani Xharrahi, veprimtar shqiptar që përfaqëson komunitetin shqiptar në rajonin e Rijekës së Kroacisë, temë të bashkëbisedimit patëm bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet komunës së Rahovecit dhe qytetit Kastav të Kroacisë. Faleminderit për vizitën, z. Gani!”, ka shkruar Latifi në ‘Facebook’.



