Selektori portugez mbron Ronaldon pas kritikave: Është shembull dhe lider i Portugalisë
Selektori i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martínez, ka dalë në mbrojtje të kapitenit Cristiano Ronaldo pas kritikave të shumta të ngritura pas barazimit 1-1 ndaj Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.
Martinez ka theksuar se sulmuesi 41-vjeçar mbetet një pjesë thelbësore e projektit të tij dhe ka hedhur poshtë zërat për tensione brenda grupit.
Deklarata e mesfushorit João Neves, i cili e kishte cilësuar Ronaldon si një lojtar që ndihmon ekipin, kishte shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.
“Jemi më të bashkuar dhe më të fortë se më parë. Në një Kupë Bote ka gjithmonë presion dhe zhurmë mediatike, por fokusi ynë është vetëm te skuadra”, ka deklaruar Martinez.
Ai ka insistuar se nuk ekziston asnjë përçarje dhe se Ronaldo vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm i Portugalisë.
“Nuk ka asnjë tension. Cristiano është shembull si kapiten. Ai ka reaguar si një lider i vërtetë, me përvojë të madhe. Dëshiron të kontribuojë dhe është model për skuadrën. Lëvizjet e tij krijojnë hapësira për të tjerët dhe statistikat e mbështesin praninë e tij në formacion”, është shprehur trajneri portugez.
Martinez ka vlerësuar gjithashtu profesionalizmin e Ronaldos, duke e cilësuar si shembull në stërvitje dhe rikuperim.
Portugalia tani do të përballet me Uzbekistani në Houston, në një ndeshje ku fitorja konsiderohet e domosdoshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Për Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, kjo sfidë shihet si mundësi për të reaguar dhe për të rikthyer ambiciet në këtë Botëror.



