Testi i Arritshmërisë, prindërit duan anulim, ekspertët ndryshim
Klasën e 9-të e përfunduan, e pas tri ditësh do ta kenë Testin e Arritshmërisë.
Veç edhe këta, njëjtë si para-universitaret, tashmë i krijuan grupet për të kopjuar, bile edhe me shkurtesa.
Në mënyrë që të mos vidhet e testi mos të shpërndahet, prindërit e tyre po kërkojnë që tashmë të anulohet tërësisht ky provim.
Sipas këshillit të prindërve, ky testim është veç stresues e pa rezultate.
Ata kanë thënë se e nënshkruan një peticion dhe e dërguan në Ministrinë e Arsimit.
As për njërën e as për tjetrën që dy muaj ata nuk kanë marrë përgjigje nga ky dikaster. E njëjtë sikurse me ta, MASHT-i veproi edhe me KlanKosovën.
Anulim i procesit jo, por ndryshim i formës së testimit po konsiderohet si zgjidhje sipas njohësve të fushës së arsimit.
Testi i Arritshmërisë do të mbahet të shtunën, ndërkaq edhe për semimaturantët vlejnë rregullat e njëjta, ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit të testimit.



