AAK-ja s’merr pjesë në qeverinë “Kurti”

25 qershor 2026 | 08:48

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se AAK-ja nuk do të jetë dhe nuk ka interesim për t’u bërë pjesë e qeverisë Kurti.

“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e qeverisë Kurti. Nuk ka AAK këso ëndrrash”, tha Haradinaj.

“Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, tha ai.

Haradinaj tha se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete” dhe t’i tejkalojë pengesat.

“Është më mirë që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete… Është mirë t’i tejkalojë disa pengesa. E di që nuk arrihet lehtë, se edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie”, tha Haradinaj në T7.

Haradinaj tha se AAK-ja nuk vendos asnjë kusht.

“Nuk qesim asnjë kusht”, tha Haradinaj. I pyetur, “as postin e presidentit nuk e pretendoni?”, Haradinaj tha “jo asnjëherë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha të martën se, pa…