Lirohet nga akuza drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë-Kosovës
08 tetor 2026
| 10:17
Maliq Berisha, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë-Kosovës, është liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Vendimi është shpallur sot nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e ka liruar Berishën nga akuza që rëndonte ndaj tij.
Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar avokati i Maliq Berishës, Valdrin Behrami.
Berisha ishte përballur me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa pas përfundimit të procesit gjyqësor, gjykata ka marrë vendim në favor të tij.



