“Rama jepe dorëheqjen…në 2030”, Kryeministri i përgjigjet mesazhit të qytetarit në protestë

26 qershor 2026 | 14:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ironizuar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Në një status të gjatë të shoqëruar me tone sarkastike dhe simbolikë të drejtpërdrejtë, Rama i është përgjigjur një mesazhi anonim që i kërkonte largimin nga detyra, duke e kthyer reagimin në një “manifest” të dorëheqjes.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë rendit një sërë arritjesh të qeverisjes, duke përmendur zhvillimet në infrastrukturë, turizëm, ekonomi, arsim dhe shëndetësi, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai thekson gjithashtu rritjen e pagave dhe përmirësimin e klimës së protestave paqësore, duke nënvizuar se, sipas tij, vendi ka kaluar në një fazë tjetër zhvillimi dhe stabiliteti.

Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një foto ku shfaqen atletet e tij të bardha dhe një mbishkrimin me thirrjen simbol të protestave ‘Rama jepee dorëheqjen’, në 2030.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përfaqësues të institucioneve publike, shkollave, akademisë, partnerëve ndërkombëtarë dhe nxënësve…