Përfundon Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026

26 qershor 2026 | 16:21

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 ka përfunduar me sukses, pasi nga 24 deri më 26 qershor çiklistët më të mirë të vendit u përballën në gara intensive, duke ofruar performanca të nivelit të lartë dhe duke konfirmuar zhvillimin e vazhdueshëm të këtij sporti në Kosovë.

Gjatë kampionatit u zhvilluan garat në disiplinat e Kronometrit Individual dhe Garës Rrugore, ndërsa u regjistruan edhe rekorde të reja shtetërore, krahas konkurrencës së fortë në të gjitha kategoritë.

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për Policinë e Kosovës, Ministrinë e Infrastrukturës  – Departamentin e Rrugëve, klubet, trajnerët, garuesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur delegatë dhe delegate. Të dashur anëtarë të degës…