5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar
Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien e një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit.
Fushtica ka treguar se pas pesë orësh kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin, derisa të lënduar kanë mbetur dy persona, përfshirë një fëmijë 5 vjeçar.
Gjithashtu lëndime gjatë shuarjes së zjarrit kanë marrë edhe pesë zjarrfikës.
“Qe pesë orë jemi këtu. Zjarri është lokalizuar. Janë të lënduar dy qytetarë që kanë qëlluar në banesën poshtë. Është një 5 vjeçar që është në emergjencë. Edhe pesë zjarrfikës janë lënduar, por janë lëndime në kuadër të punës dhe po trajtohen nga ekipet emergjente dhe po vazhdojmë me punën”, ka thënë Fushtica.
“Herët të flitet për shkaktarin, pastaj forenzika dhe inspektori të dalë në vendin e ngjarjes. Por është herë të flitet për shkaktarët e mundshëm të zjarrit”, ka shtuar ai,



