Granit Xhaka i bashkohet Xabi Alonsos te Chelsea?

27 qershor 2026 | 18:56

Ylli kosovar, Granit Xhaka, raportohet se ka arritur një marrëveshje verbale për t’iu bashkuar Chelseat, ndërsa kushtet personale mes palëve janë dakordësuar plotësisht.

Nëse transferimi finalizohet, Xhaka do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, me të cilin arriti suksese të mëdha.

Mesfushori shqiptar vjen pas një sezoni të suksesshëm në Premier League, ku si kapiten i Sunderlandit zhvilloi 36 paraqitje dhe e ndihmoi skuadrën të sigurojë kualifikimin në Europa League.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për realizimin e këtij transferimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e…