Serbët mblidhen për Vidovdan në Gazimestan, policia shton masat e sigurisë
28 qershor 2026
| 14:07
Një numër qytetarësh serbë kanë nisur të mblidhen në Gazimestan për shënimin e Vidovdanit.
“Klan Kosova” raporton nga vendi i ngjarjes se masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.
“Kontrollet janë të rrepta. Kemi parë edhe dronë të Policisë së Kosovës që po monitorojnë zonën”, raporton gazetarja nga terreni.
Organizimi qendror ende nuk ka nisur, por një pjesë e pjesëmarrësve tashmë kanë hyrë në hapësirën e kompleksit memorial të Gazimestanit.



