Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan

29 qershor 2026 | 21:52

Babë e bir që vdiqën tragjikisht pasi u goditën nga rryma, do të varrosen nesër në fshatin Maznik të Deçanit.

Ceremonia mortore për Xhemajl e Hasan Mustafaj, do të mbahet në ora 14:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi derisa ata po e pastronin veturën e tyre.

Fillimisht nga rryma u godit babai, e më pas edhe i biri i cili ishte munduar t’i ndihmonte atij.

Ata fillimisht u dërguan në QKMF-në e Deçanit e më pas edhe në spitalin e Pejës, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Dardan Sejdiu ka shprehur skepticizëm për mundësinë e…