Tërmetet në Venezuelë: Numri i të vdekurve rritet mbi 1,700

30 qershor 2026 | 08:43

Mbi 1.700 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën rajonin bregdetar të Venezuelës të mërkurën e kaluar, sipas bilancit të fundit zyrtar të publikuar të dielën, raporton Euronews.

Presidenti i Parlamentit, Jorge Rodríguez, bëri të ditur se 5.034 persona janë plagosur, 15.866 mbeten të zhvendosur, ndërsa 22.619 të tjerë po marrin trajtim në qendrat shëndetësore.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se deri në 68.000 persona mund të jenë ende të zhdukur, duke e bërë situatën edhe më alarmante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vend do të mbajë mot kryesisht i vranët…