Prof. Arsim Sinani nderohet me Çmimin “Fan S. Noli”
Profesori universitar Arsim Sinani është nderuar me Çmimin “Fan S. Noli”, një nga vlerësimet më të larta që akordon Senati Akademik i Universitetit “Fan S. Noli”, në kuadër të shënimit të 55-vjetorit të themelimit të këtij universiteti.
Ky vlerësim iu dha për kontributin e tij të çmuar në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe promovimin e vlerave kombëtare në hapësirën mbarëshqiptare.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje u promovua edhe studimi “Noli në shtypin e Korçës në vitet 1920–1924”, vepër e studiuesve Metin Venxha dhe Orjon Ago.
Ceremonia e ndarjes së çmimit mblodhi drejtues universitarë, profesorë, studiues dhe personalitete të jetës publike. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse të Korçës, të Myftinisë së Korçës, Prefektja e Qarkut të Korçës, Florinda Zegullaj, si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi.
Ky vlerësim përbën një dëshmi të angazhimit dhe kontributit të vazhdueshëm të Prof. Arsim Sinanit në zhvillimin e arsimit universitar dhe të shkencës shqiptare.
#Uniko #Korça #FanNoli #ArsimSinani #UP #KeshilliIQarkutKorce




