Conte pranë rikthimit te Italia, gati kontrata deri në vitin 2030
02 korrik 2026
| 16:19
Antonio Conte është shumë pranë rikthimit në stolin e Italisë.
Sipas mediave italiane, FIGC ka dhënë dritën jeshile për emërimin e tij, ndërsa palët po finalizojnë një kontratë katërvjeçare, deri pas Kupës së Botës 2030.
Raportohet se klubet e Serie A janë të gatshme të kontribuojnë financiarisht për pagën e trajnerit (rekord 16 milionë), e cila pritet të jetë rreth katër milionë euro të ndara në katër vite. Zyrtarizimi në ditët në vijim.



