Haradinaj: Goditja ndaj VITA-s, goditje ndaj prodhimit vendor
02 korrik 2026
| 19:39
Gjatë ditës së sotme është mbyllur qumështorja ”Vita”. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ramush Haradinajt.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se “Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme”.
Ai theksoi se mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, “me direktiva të Qeverisë në detyrë”, sipas tij, nuk është vetëm sulm ndaj një kompanie, por edhe ndaj mijëra fermerëve, qindra punëtorëve dhe ekonomisë së Kosovës.
Haradinaj kritikoi pushtetin duke thënë se, në vend që t’i mbështesë prodhuesit vendorë, po i pengon dhe po krijon pasiguri për investimet e tyre.
Në fund, ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që “të ndalin menjëherë çdo vendim arbitrar që rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e mijëra familjeve kosovare”.



