Pezullohen kërkimet për anëtarin e zhdukur pas rrëzimit të helikopterit në Detin Arabik

05 korrik 2026 | 18:06

Komanda Qendrore e Forcave Detare ka njoftuar se këto përpjekje kanë përfunduar pas një kërkimi të gjerë.

“Për më shumë se 102 orë, u krye një përpjekje e gjerë dhe e koordinuar kërkim-shpëtimi që shtrihej në mbi 14,000 milje katrore”, thuhet në një postim në X nga Marina Amerikane.

Të mërkurën, ushtria amerikane kishte njoftuar se një helikopter “MH-60S Sea Haëk” ishte rrëzuar në rajon dhe se nuk kishte “asnjë tregues se emergjenca ishte shkaktuar nga veprime armiqësore”.

Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit u nxorën në atë kohë dhe ishin në gjendje të qëndrueshme, derisa njëri prej tyre ishte zhdukur.

Sipas autoriteteve, emri i ushtarakut të zhdukur do të mbahet i fshehtë deri të paktën 24 orë pasi të informohen të familjarët dhe të afërmit e tij.

Derisa, shkaqet e rrëzimit të helikopterit ende nuk janë bërë të ditura, kurse autoritetet kishin paralajmëruar hetim rreth këtij incidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një lidhje direkte për emisionin “Info Magazine” Gucati tha…