Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë

06 korrik 2026 | 13:15

Fermerët e qumështit kanë protestuar të hënën pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe gjendjes në sektorin e qumështit.

Protestuesit me traktorë para objektit të ministrisë kanë derdhur qumësht në hyrje të institucioni.

Fermerët kanë kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e kushteve për prodhuesit e qumështit.

Vendimi për organizimin e protestës është marrë nga Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, e cila e ka cilësuar protestën si të domosdoshme pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat, situatë që, sipas tyre, rrezikon seriozisht ekzistencën e shumë prodhuesve vendorë.

Protesta vjen edhe pas mbylljes së përkohshme të fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita” në Istog, pas një aksioni të autoriteteve.

Përmes protestës, ata kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për tejkalimin e krizës dhe kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: -rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat; – publikimin urgjent të rezultateve të analizave, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi cilësinë e produkteve vendore; – rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, duke theksuar se ulja e çmimit po i çon shumë ferma drejt falimentimit.

Protesta është zhvilluar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndron prapa…