Deklarata e Nagavcit se për presidentin duhet konsensus, Behrami: Kjo është e njëjta formulë që na çon në zgjedhje

06 korrik 2026 | 19:43

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar deklaratën e Arbërie Nagavcit të VV-së, e cila tha se për formimin e qeverisë i kanë votat, por më pas duhet të arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Behramit, një qasje e tillë politike përbën, siç u shpreh ai, një formulë për të shkuar në zgjedhje.

“Kjo është formula për të shkuar në zgjedhje, sepse kjo ka qenë formula edhe në herën e parë, edhe në herën e dytë, edhe në herën e tretë kur kemi shku në zgjedhje nacionale. Pra e kam thënë, sa e dëgjoni z.Kurti që thotë që fillimisht konstituohet Kuvendi, zgjidhet kryetari, votohet qeveria, votohet buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj presidenti, ky është formulë gjithmonë me shku në zgjedhje”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se arsyeja pse, sipas tij, po synohet shkuarja në zgjedhje lidhet me Marrëveshjen e Ohrit.

“Dhe arsyeja pse don me shku në zgjedhje e kemi diskutuar disa herë, nuk ka ndryshu. Pra, qytetarët e Kosovës duhet ta dinë, është frika absolute e z.Kurti për të implementuar një marrëveshje të dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës, të cilën e ka pranuar në Bruksel dhe në Ohër”, deklaroi Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas…