Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë? Zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng!

07 korrik 2026 | 15:04

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar rifillimin urgjent të punimeve në Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë, duke theksuar se projekti është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës.

Sipas tij, kërkesa është e qartë: të rifillojnë punimet në sipërfaqen prej 34.89 hektarësh të Parkut Industrial ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit.

Latifi theksoi se bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.

“E përsërisim: urgjentisht, duam veprime konkrete. Boll më me vonesa, sepse zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng pafundësisht”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani me seli edhe në Prishtinë është përfshirë në…