SHTËPIA BAZË E UÇK-SË NË STUBËLL TË VITISË, GODITJE NË PALCË E PLATFORMËS SERBE KUNDËR UÇK-SË SI FUNDAMENTALISTE ISLAMIKE
Publikimi i Shtëpisë Bazë të UÇK-së në Stubëll të Vitisë, ka një rëndësi të veçantë që shkon përtej vlerësimit të një objekti historik të luftës së arrmatosur çlirimtare kundër Serbisë pushtuese!
Ajo përbën edhe një dëshmi të fuqishme historike që rrëzon një nga propagandat më të përdorura të regjimit serb gjatë luftës, pretendimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë me karakter fundamentalist islamik!
Stublla e Vitisë, është një fshat me tradita të njohura katolike shqiptare, e cila u bë strehë e sigurt për luftëtarët organizatorë, drejtues e komandant të UÇK-së!
I zoti i shtëpisë Pal Kokë Ramaj dhe familja Ramaj hapi dyert e shtëpisë së saj për bijtë lirisë, duke dëshmuar se lufta çlirimtare nuk njihte ndarje fetare, por bashkonte shqiptarët rreth idealit të lirisë dhe çlirimit të Kosovës nga sundimi antishqiptar shekullor serb!
Në këtë Shtëpi Bazë qëndruan luftëtarë e drejtues të rëndësishëm të UÇK-së, ndër ta edhe përgjegjës të strukturave të inteligjencës ushtarake të Zonës Operative të Karadakut dhe të Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”!
Kjo tregon besimin e madh që gëzonte kjo vatër atdhetare dhe rëndësinë strategjike që kishte për organizimin e luftës se armatosur çlirimtare!
Vetë fakti që një familje katolike shqiptare u bë mbështetje e një prej strukturave më të rëndësishme të UÇK-së, është përgjigjja më bindëse ndaj propagandës fashiste e naziste pushtuese e kolonizatore serbe!
Ndonëse propaganda antishqiptare serbe, nuk la gurë pa lëvizur e mjet pa përdorur në dëm të luftës së UÇK-së, u dëshmua se lufta e armatosur e çlirmtare e UÇK-së nuk ishte luftë fundamentaliste islamike fetare, por luftë e pastër kombëtare për liri, në të cilën morën pjesë shqiptarë të të gjitha besimeve fetare, të bashkuar nga identiteti kombëtar dhe ideali i çlirimit nga Serbia pushtuese!
Shtëpia Bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë, mbetet simboli i unitetit kombëtar shqiptar, i besimit të ndërsjellë dhe i solidaritetit ndërmjet shqiptarëve pa dallim feje, krahine a ideje!
Bërja publike e Shtëpisë Bazë të UÇK-së në Stubëll të Vitisë, dëshmon se themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërtuan mbi vlerat e atdhedashurisë historike, të sakrificës sublime dhe të bashkimit të madh kombëtar, duke e bërë të pavlefshme çdo përpjekje propagandistike pushtuese serbe, për ta paraqitur ndryshe!
Prandaj, njohja dhe nderimi i kësaj Shtëpie Bazë nuk është vetëm respekt për një familje dhe një fshat me kontribut të madh në historinë e lavdishme të Kombit, por edhe afirmim i një të vërtete historike, se UÇK-ja ishte ushtria e të gjithë shqiptarëve, pa dallim besimi, dhe se lufta e saj ishte një luftë e drejtë për liri, dinjitet dhe çlirim kombëtar nga dhuna dhe terrori i Serbisë pushtuese!
Ish- Zëdhënës i ZOK të UÇK-së,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 7 Korrik 2026!




