Zulfaj takon raportuesin e PE-së, kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat në BE

07 korrik 2026 | 22:47

Kryenegociatori Zulfaj priti sot në takim raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, të cilin e falënderoi për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua për rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, të miratuar më 17 qershor 2026 me shumicë të gjerë, e cila njeh anëtarësimin në BE si zgjedhje të qartë strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës, si dhe vlerëson përkushtimin ndaj reformave evropiane, sundimit të ligjit, të drejtave dhe lirive themelore, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Parlamenti Evropian, si zëri përfaqësues i qytetarëve të BE-së, përmes kësaj rezolute rithekson mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe bën thirrje që Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vlerësimin e aplikimit dhe avancimin drejt statusit të vendit kandidat”, ka njoftuar faqja në ‘Facebook’ e Integrimit Evropian të Kosovës.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se statusi i vendit kandidat është kërkesë legjitime e Kosovës dhe se ky hap duhet të ndërlidhet natyrshëm me fazën e radhës: hapjen e negociatave të anëtarësimit si proces i bazuar në meritë, për të cilin Kosova tashmë po ndërmerr përgatitjet e nevojshme.

“Rezoluta po ashtu mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përkrah orientimin strategjik për t’iu bashkuar programit të NATO-s Partneritet për Paqe, kërkon llogaridhënie të plotë për sulmin terrorist në Banjskë, si dhe bën thirrje për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj”.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të BE-së, avancimit të reformave evropiane dhe adresimit të fushave ku rezoluta identifikon nevojë për progres të mëtejshëm”, ka theksuar në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali Hisen Berisha ka vlerësuar se Samiti i NATO-s, i…