Xhaka me Zvicrën triumfojnë pas penalltive ndaj Kolumbisë, në çerekfinale i pret Argjentina
Zvicra është çerekfinalistja e fundit e Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje që nuk prodhoi asnjë gol gjatë 120 minutave të lojës.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 0:0, ndërsa as vazhdimet nuk sollën ndryshim, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe krijuan pak raste të pastra për shënim.
Nga pika e bardhë, zviceranët u treguan më të saktë, duke siguruar kualifikimin me rezultat 4:3 dhe vulosur biletën për në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut. Penalltinë e parë për helvetikët e realizoi kapiteni Granit Xhaka.
Ky është një sukses historik për Zvicrën, e cila rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Botës pas shumë vitesh pritjeje.
Në fazën çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentinën, kampionen në fuqi të botës, e cila më herët siguroi kualifikimin pasi eliminoi Egjiptin me rezultat 3:2, pas një përmbysjeje dramatike.



