LDK-ja thërret për të enjten mbledhjen e Kryesisë Qendrore

08 korrik 2026 | 14:15

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të enjten mbledhjen e Kryesisë Qendrore. Në ftesën për anëtaret e kryesisë, janë cekur tri pika të rendit të ditës.
1. Analizë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pas certifikimit nga KQZ.
2. Diskutim mbi zhvillimet politike dhe hapat e mëtejmë institucionalë.

3. Të ndryshme”, thuhet në ftesën e LDK-së.
Aty nuk është specifikuar çështja e shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilën janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të LDK-së.
Kjo mbledhje do të mbahet të enjten në ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona dhe ka mbyllur…