Gërvalla: Ligji për pronën publike synon të forcojë sigurinë juridike

08 korrik 2026 | 15:19

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Pronën Publike synojnë krijimin e një kornize të qartë ligjore, e cila garanton siguri juridike dhe administrim më efikas të pronës publike.

Gjatë hapjes së punëtorisë për shqyrtimin dhe finalizimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pronën Publike, Gërvalla ka thënë se ndryshimi i këtij ligji është i domosdoshëm për të adresuar sfidat e evidentuara gjatë zbatimit të tij. Ajo ka theksuar se suksesi i kësaj reforme varet edhe nga harmonizimi i Ligjit për Pronën Publike me legjislacionin tjetër që rregullon këtë fushë.

Sipas Gërvallës, prona publike është pasuri e Republikës së Kosovës dhe administrimi i saj kërkon rregulla të qarta, përgjegjësi institucionale dhe një vizion afatgjatë.

Ajo ka bërë me dije se ndryshimet e propozuara kanë për qëllim mbrojtjen e interesit publik, duke krijuar njëkohësisht kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.

Gërvalla ka vlerësuar se një kuadër ligjor i qartë, i harmonizuar dhe i parashikueshëm është parakusht për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit në institucione dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë akterët që ndërveprojnë me pronën publike.

Ajo ka shtuar se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është që, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultimeve me institucionet dhe akterët relevantë, të finalizohet sa më shpejt drafti i projektligjit, i cili më pas do të procedohet për miratim në qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe…