Kurti: Kosova po hyn në një fazë të re të tranzicionit energjetik

08 korrik 2026 | 15:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas pjesëmarrjes në simpoziumin Symi në Greqi dhe ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar punën dydekadëshe të KOSTT-it, duke thënë se Kosova po hyn në një fazë të re të tranzicionit energjetik, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje që vendi të diversifikojë furnizimin me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan. “Në të njëjtën kohë, Kosova po hyn tash në një fazë të re të tranzicionit energjetik. Integrimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndërtimi i kapaciteteve të reja solare dhe të erës, instalimi i sistemeve të baterive për akumulimin e energjisë, si dhe modernizimi e rindërtimi i kapaciteteve ekzistuese gjeneruese që sigurojnë furnizimin bazë, do ta transformojnë mënyrën se si prodhojmë, transmetojmë dhe konsumojmë energji”, ka thënë Kurti, duke shtuar se KOSTT-i nuk përfaqëson vetëm infrastrukturën energjetike, por edhe njerëzit që e kanë ndërtuar dhe zhvilluar institucionin ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Serbinë, në të…