Kryesia e PDK-së diskuton ftesën e Kurtit, Reçica: Qëndrimin do ta bëjmë publik pas mbledhjes
09 korrik 2026
| 16:43
Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po mbahet mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, e drejtuar nga kryetari Bedri Hamza.
Takimi vjen pas ftesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar partive opozitare për diskutime lidhur me formimin e institucioneve të reja.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ilmi Reçica, ka thënë se partia do të dalë me një qëndrim pas përfundimit të mbledhjes.
“Tash e kemi mbledhjen e Kryesisë. Do të marrim një qëndrim. Pas mbledhjes së Kryesisë do ta kemi një qëndrim të qartë, të cilin do ta prezantojë ose kryetari, ose dikush nga anëtarët e Kryesisë”, ka thënë Reçica.



