Ministri Hoti miraton dy udhëzime për shërbimet sociale dhe familjare

09 korrik 2026 | 17:28

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Hoti ka bërë me dije se bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas tij, këto udhëzime vendosin rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Hoti ka theksuar se miratimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, si dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët. “Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së…