Shtrenjtohet nafta në Kosovë, ministria publikon çmimet e karburanteve për sot
10 korrik 2026
| 10:11
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditura sot çmimet me të cilat mund të shiten nafta, benzina dhe gazi në vend.
Sipas çmimeve të caktuara, vërehet një rritje prej 10 centë sa i përket çmimit të naftës në dy javët e fundit.
Më 28 qershor çmimi i naftës ka qenë 1 euro e 37 centë, derisa sot nafta do të shitet për 1 euro e 47 centë.
Derisa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka pësuar ndonjë lëvizje të madhe.
Sot benzina do të shitet për 1 euro e 37 centë, derisa gazi për 0.61 centë.



