Irani varros Ajatollah Ali Khamenein në një faltore
10 korrik 2026
| 13:53
Udhëheqësi i ndjerë suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është varrosur në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, njoftoi një deklaratë e publikuar në llogarinë e tij zyrtare në X.
Varrimi është bërë në faltoren e Imam Rezas në qytetin e Mashhadit, ku kishte lindur Khamenei. Në ceremoninë private morën pjesë familjarët e tij, pas një ceremonie mortore publike disa ditore, gjatë së cilës mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit.
Udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, nuk është parë në publik gjatë ceremonive mortore.



