KUFIJTË EDHE ME PIRAMIDA NDANË TOKËN, POR KURRË SHPIRTIN SHQIPTAR

10 korrik 2026 | 23:04


Ismet Sylejmani

Në krah të kësaj piramide të vjetër kufitare, që për dekada simbolizoi ndarjen e dhunshme të trojeve shqiptare, pranë piramidës së kufirit të ndarjes, qëndron një shqiptar atdhetar e patriot Tajar Susuri, edhe për të kujtuar kufijtë që na ndanin me piramida pushtuesit jogosllavo-serb!

Kjo piramidë prej betoni është një dëshmi e heshtur e një epoke të rëndë, atëhere kur kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk ishte thjesht një vijë në hartë, por një pengesë e hekurtë që ndante vëllezërit nga vëllezërit, familjet nga familjet dhe shqiptarët nga shqiptarët!

Megjithatë, asnjë piramidë, asnjë tel me gjemba dhe asnjë regjim nuk arriti ta copëtonte ndërgjegjen kombëtare dhe dëshirën dhe aspiraten shekullore të popullit e Kombit tonë për t’u çliruar nga Serbia pushtuese!

Qëndrimi pranë kësaj piramide nuk është një fotografi e zakonshme!

Fotografimi pranë kesaj piramide, është një akt kujtimi për breza të tere që e përjetuan ndarjen dhe që nuk reshtën së besuari se një ditë populli shqiptar do ta jetojë i çliruar e i lirë dhe pa kufijtë e padrejtësisë shekullore!

Atdhetari i familjes prestigjioze të njohur në Zhur dhe gjithë Kosovën si Vëllezërit e Bashkuar, që qëndron pranë saj, i jep zë kujtesës sonë historike!

Ai dëshmon se historia nuk duhet harruar, sepse vetëm duke e njohur të kaluarën mund ta vlerësojmë lirinë dhe Pavarësinë nga aserbia pushtuese që gëzojmë sot!

Piramida mbetet një relike e një kohe të errët, ndërsa shqiptari pranë saj përfaqëson vazhdimësinë e idealit kombëtar, krenarinë dhe besimin se kombi shqiptar ka ditur gjithmonë t’i mbijetojë çdo ndarjeje të imponuar nga armiq e pushtues të ndryshëm!

Piramida flet për kufijtë e së kaluarës, ndërsa shqiptari që qëndron pranë saj flet për një të ardhme ku historia kujtohet me krenari, sakrifica nderohet dhe ideali kombëtar mbetet i pavdekshëm!

Lufta heroike e UÇK-së, gjaku i derdhur i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe çlirimtarja jonë Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe NATO, e shporrën përgjithmonë Serbinë pushtuese nga Kosova!

Prishtinë, 10 Korrik 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Spanjën, ku një zjarr…