Eris Mazreku shpërthen në skenën e madhe, talenti i FC Prizrenit ngjitet në ekipin e parë

12 korrik 2026 | 19:40

Një histori force, sakrifice dhe rikthimi të madh vjen nga FC Prizreni. Talenti i ri, Eris Mazreku, është promovuar nga Akademia e klubit në ekipin senior, duke kurorëzuar një rrugëtim aspak të lehtë.

Mazreku kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju, i cili kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi për shkak të dëmtimit të ligamenteve.

Por ai nuk u dorëzua.

Me punë të vazhdueshme, disiplinë dhe vullnet të jashtëzakonshëm, futbollisti i ri arriti të rikthehej edhe më i fortë, duke fituar besimin e trajnerit dhe vendin në ekipin e parë.

FC Prizreni ka vlerësuar lart karakterin dhe përkushtimin e Mazrekut, duke e cilësuar ngritjen e tij si një tjetër dëshmi të punës së suksesshme që po bëhet në Akademinë e klubit.

“Rrugëtimi i tij nga Akademia në ekipin senior është dëshmi e karakterit, forcës dhe punës së palodhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për Eris Mazrekun tashmë nis një kapitull i ri: sfida me ekipin senior dhe mundësia për ta dëshmuar talentin e tij në nivelin më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon shtrenjtimi i karburanteve sërish. Sot çmimi i naftës ka…