Kontrolle të shtuara në kufi, Policia konfiskon armë e dhjetëra fishekë

13 korrik 2026 | 11:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë katër rasteve të ndara në rajonin e Pejës dhe Istogut ka konfiskuar armë dhe municion nga disa persona, pas kontrolleve të kryera në automjetet e tyre. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, këto kontrolle janë zhvilluar në intervale të ndryshme kohore gjatë së dielës nga njësitet e Departamentit të Policisë Kufitare.

Në rastin e parë, në Istog, njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë. “Gjatë kontrollit tek njëri nga personat është gjetur dhe konfiskuar një armë – pistoletë dhe 32 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. Po ashtu në Istog, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, një personi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë.

Një rast tjetër është raportuar në bjeshkët e Istogut, ku gjatë patrullimit policia ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ndodheshin katër persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë. Ndërkohë, në Pejë, gjatë patrullimit policia ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, së bashku me dy kuti diabolla, për të cilën nuk posedonte leje valide.

Në të katër rastet, me urdhër të prokurorit, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjet për këtë edicion janë që Sunny Hill Festival të…