Gjini: Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne
13 korrik 2026
| 13:14
Kryetari Ardian Gjini ka pritur sot në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.
Gjini ka thënë se zhvilluan një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale.
“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.



