KDI kërkon caktimin sa më të shpejtë të seancës konstituive të Kuvendit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive të Kuvendit, pas përfundimit të konsultimeve me partitë parlamentare.
KDI vlerëson se afati 30-ditor kushtetues është maksimal dhe nuk duhet të kthehet në periudhë pritjeje apo bllokade institucionale.
Instituti thekson se, “Presidentja në detyrë ka përgjegjësi institucionale që të shmangë çdo vonesë të panevojshme”, ndërsa kërkon që “ta informojë publikun, brenda 48 orëve, se deri kur do të përfundojnë konsultimet dhe kur pritet të bëhet publike data e seancës konstituive.”
Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është parakusht për formimin e institucioneve të reja dhe rikthimin e funksionimit të plotë kushtetues.



