ASK: Rritet konsumi i energjisë elektrike në maj, prodhimi i thëngjillit bie për 37 për qind

16 korrik 2026 | 13:31

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin maj 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në muajin maj 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh, ku krahasuar me maj 2025, u rrit për 51.38 %.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 484.02 GWh ose (-0.41 %) me e vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 398.66 GWh ose 8.88 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 22.20 %.

Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2026 ishte 422.31 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 205.27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin maj 2026 ishte rreth 301,303 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-37.25 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes…