Kurti pret ambasadorin Almqvist, kërkon statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim

16 korrik 2026 | 15:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti e cilësoi Irlandën si shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, ndërsa theksoi se statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar.

“Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time ambasadorin jo-rezident, Ragnar Almqvist. Irlanda është shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it. Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Como ka pranuar një ofertë nga Udinese për lojtarin e…