Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet lëshon rrugë

16 korrik 2026 | 21:52

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për zhvillimet në parti. Ai ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje në të gjitha nivelet e saj, duke kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut.

Beqiri tha se ka qenë tradite që kryetari të marrë përgjegjësi për rezultatin.

“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkoj në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka thënë ndër tjerash Beqiri.

Përndryshe, kryetari LDK-së Lumir Abdixhiku pas deponimit të nënshkrimeve nga disa delegatë për kuvend të ri zgjedhor, ka thënë se ka autorizuar sekretariatin të fillojë përgatitjet për një Kuvend të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal po raportohet se është duke u stërvitur veçmas…